Ikballe Huduti me propagandë pro-Iranit, arsyeton vrasjen e gruas që hoqi shaminë - NACIONALE

Ikballe Huduti me propagandë pro-Iranit, arsyeton vrasjen e gruas që hoqi shaminë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga vajtimi për vdekjen e gjeneralit iranian, e deri tek arsyetimi i Iranit për vrasjen e 22 vjeçares që ndodhej në paraburgim, Ikballe Berisha – Huduti, përfaqësuese e sektit shija në Kosovë, zgjedhë rrjetet sociale për të dhënë deklarata skandaloze.

Njëjtë ka vepruar edhe sot, përmes komenteve në një postim të hoxhës Drilon Gashi, ku e ka krahasuar paraburgimin në Iran me Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

“Prandaj Mahsa Amini ka qenë në Edukim Moral si lloj paraburgimi që e kemi ne në Kosovë në burgun ku isha une , Qendra Korrektuese per Femra në Lipjan”, thuhet në komentin e Ikballe Hudutit.

Por ajo shkon edhe më tutje. Duke arsyetuar vrasjen e Mahsa Aminit me videot që pretendohet, se ka publikuar në rrjete sociale, e duke thënë se nuk e ka vendosur shaminë, ka përdorur buzëkuq, e ka konsumuar duhan.

“Mahsa ka qene në paraburgim sepse nuk ka kryer vepër penale por vepër morale të lehtë që e quajnë " La tabkabu zina" -" mos iu afroni amoralitetit zinasë apo ma shqipë kurvërisë" . Mahsa Zoti ia falt i ka thyer parimet ligjet e etikës morale .Nëse ia shikoni videot e saja ne rrjete sociale ajo tërë kohën është veshur me të kuqe të flakta plus me buzëkuq e ne video nuk e ka pasur shamin pothuajse asnjëherë. Tradita iraniane nuk e miraton ngjyrën e kuqe dhe pirjen e cigares ne publik, numërohet si femër prostitute që duhet dënohet. Prandaj Mahsa nuk është mbytur por ka pas attak sulm në zemër që e kan derguar ne spital, dhe shihet shumë mirë në videot që Irani i tregon si në burg si në spital për trajtimin njerezor që ka pasur e ndjera Mahsa”, ka thënë Huduti.

Tutje, ajo vazhdon me arsyetimin për vrasjen e 22 vjeçares, që ka shkaktuar reagime anë e mbanë botës, e protesta të shumta anti-qeveritare në Iran.

“Mbulesa apo hijabi i Mahses dhe miliona grave ne Iran nuk është Hijab por është veshja minimale e etikës islame . Pra shamija në maje të kokës , flokët 80% janë të pambuluara si dhe tunika që duhet femrat me i mbulu vithet e veta, kjo pra nuk është hixhab. Por qëllimi i të paedukuarave dhe pabesimtareve të helmuar nga modernizmin shtë që të largohet edhe ajo copë pluhur dhe tunika, e pastaj vaj halli për moralin ne Iran sepse me largimin e këtyre dy garave nuk i dihet neser si do të vishen me minofundabndoshta e me brek siq vishen bvajzat tona n Kosovë. Ndersa vajzat ne Gjermani e kanë vendin e posaqshëm për veshjet që janë gjysëmlakuriqe si tek ne ne Kosovë”, ka thënë ajo.

Më poshtë, e gjeni të plotë komentin skandaloz të Ikballe Hudutit:

Lajme të ngjashme