Idro Seferi: Vuçiq po qëndron në Bruksel, synon tjetër takim me Kurtin
Gazetari kosovar, Idro Seferi ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Bruksel.
Duke u thirrur në raportimet e mediave serbe, Seferi për Klan Kosovën tha se Vuçiq do të qëndrojë në kryeqendrën evropiane dhe do të tentojë të kapë një mundësi për kompromis me Kosovën.
”Në Serbi thuhet se nuk ka pasur një progres në takimin e sotëm dhe që [Aleksandar] Vuçiq do të rrijë në Bruksel dhe do të qëndrojë që të tentojë të kapë edhe një mundësi për kompromis me Kosovën”, tha Idro.
Tutje Seferi shtoi se mediat në Serbi, e kanë paraqitur vendin e tyre si të gatshëm për marrëveshje, ndërsa ia kanë vënë etiketën si faktor stabliteti e paqeje në rajon.