Idro Seferi reagon pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales: Policia s’e panë të arsyeshme mbrojtjen e gazetarit Krasniqi - NACIONALE

Idro Seferi reagon pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales: Policia s’e panë të arsyeshme mbrojtjen e gazetarit Krasniqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Idro Seferi ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales në Prizren, derisa po raportonin nga protesta kundër Dokufestit.

Seferi përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar policët që sipas tij, “nuk e panë të arsyeshme mbrojtjet e gazetarit”.

“E di qe Vullnet Krasniqi mbrohet vet ne publik dhe nuk largohet deri ne fund. Por, cfare ndodh nese masa vendos ma shume se kaq edhe behet protesta…eshte po ashtu simptomatike se si dy festivalet ma te mira ne Kosove sic jane @dokufest edhe @anibar sulmohen ne nje forme me idene e familjes.” – ka shkruar tutje ai.

Mes tjerash, Seferi ka thënë se është e papranueshme që dikush të vendosë se çfarë lejohet me informohet e çfarë jo.

“Eshte irrituese dhe e papranueshme qe dikush me vendos cka po e cka jo, cka lejohet me informu e cka jo…se gazetarine se percaktojme as ne si profesionist se si behet e jo me disa njerez qe lidhje skane me kete pune…pra mendojeni mire a do te vije nje dite qe do te biem ndesh me vlerat njerezore tu dasht me qene pjese e nje sistemi tjeter radimal. Hoxha ka per obligim me i drejtu njerezit ka e percakton Islami e jo me vendos me nxit protesta se nese besimtaret e mbajne dinin ose besimij jane ne rregull e mjafton. Keta qe e permendin familjen jau njoh do kusheri radikal ne vendet e rajonit.

Familja eshte bashkesi gjithsesi e jo dhune.” – ka thënë në fund ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme