Ideologu i VV-së lëshon gjuhën derisa jep 'amanete': Drejtuesit e botës luajtën k***
Ideologu konceptual i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka rënditur një varg mendimesh rreth situatës së shqiptarëve në përgjithësi e problemet e Kosovës në veqanti.
Për Hoxhën, kur bota është e qetë drejtuesit e saj “luajnë k…”, teksa thotë që sovraniteti ynë duhet të zgjidhet gjithëmonë në kohën e “krizave globale”
“Bota e ngatërruar e sotme është momenti më i mirë i reflektimit. Por, si për drejtë, sa kohë që bota ishte e qetë, drejtuesit e saj luajtën k..., sipas shprehjes së presidentit të saj të para ca kohëve. Si, përherë në historinë tonë, na duhet të zgjidhim problemin e sovranitetit në kohën e krizave planetare”, shkruan ai.
Për të, shumica e shqipëtarëve e vë interesin e vetenak para atij kombëtarë.
“Sa për shembull, Ali Ahmeti, Edi Rama dhe Dritan Abazoviçi para ca kohës e bën një foto të lumtur. Secili, sipas mundësisë së vet, dëmton perspektivën shqiptare në Ballkan”, thotë ai, teksa shkruan se Kosova do të implementojë reciprocitet pavarësisht pengesave opozitare.
“Reciprociteti në Kosovë do të vendoset në çdo linjë veprimi. Të gjithë ata që e kanë sabotuar sa ishin në pushtet, do ta pengojnë edhe kur të jenë në opozitë”, mendon profesori i Filozofisë, duke thënë se marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri do të thellohen, pavarësisht që kjo e fundin flet për Ballkanin e Hapur.
Hoxha gjithashtu shpreh qëndrim edhe për Perendimin dhe raportin e tyre me presidentin serb Vuçiq.
“Perëndimi do ta kuptojë gjithnjë e më shumë se Vuçiçi dhe Serbia e tij nuk mund të jenë siç do Perëndimi, por siç do Putini. Evropa do ta kuptojë se ka bërë gabim që ka vendosur në kohë krizash dy përfaqësues nga shtete që nuk e njohin Kosovën”, shkruan Hoxha ndër tjera.
“Ata që nuk kanë për të kuptuar asgjë në këtë histori janë të korruptuarit e Kosovës dhe Shqipërisë”, përfundon ai.
Bota e ngatërruar e sotme është momenti më i mirë i reflektimit. Por, si për drejtë, sa kohë që bota ishte e qetë,...
Posted by Elvis Hoxha on Wednesday, August 17, 2022