Ibrahimi: ShBA-të nuk na shohin më si fëmijë i vogël, nuk na falen llazdrimllëqet
Analisti Ilir Ibrahimi, ka folur në lidhje me raportet ShBA-Kosovë, në kontekst të situatave të fundit, e sidomos pas presionit tashmë evident për një marrëveshje me Serbinë.
Ibrahimi duke marrë shkas nga editoriali i Bloomberg e që u botua edhe në Vashington Post, ku tregohej njëfarë “mosdurimi” me situatën në Kosovë, Ibrahimi ka tërhequr vërejtjen se as ShBA-të, më nuk na shohin si fëmijë i vogël e që na e falë lazdrimllëqet.
Raportet Kosovë-ShBA, sipas Ibrahimit varen nga ajo se sa serioz tregohemi ne si partner.
E tash seriozitetin në raport me ShBA-të, sipas Ibrahimit duhet ta tregojmë, duke arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila sipas tij është edhe interes i yni i brendshëm.
Postimi i plotë i Ibrahimit:
Nëse lexohet me kujdes editoriali i Bloomberg, i botuar edhe në Ëashington Post, mund ta vërejmë se si e sheh establishmenti i Ëashingtonit sot Kosovën, që do të duhej të ishte një shenjë alarmi për klasën politike por edhe shoqërinë kosovare.
Kosova nuk shihet më si një fëmijë i vogël , të cilit ndonjëherë edhe mund t’i falen lazdrimllëqet, por si një vend, relacioni me të cilin varet ekskluizivisht nga sjelljet dhe qëndrimet e tij.
E sjelljet e establishmentit politik kosovar, sidomos në 7-8 vitet e fundit, fatkeqsisht vazhdojnë të jenë femijërore.
Klasa politike por edhe shoqëria kosovare, duhet ta mësojnë një herë e mirë se partneriteti me SHBA nuk duhet të mirret si i mirëqenë, por ai duhet të meritohet.
Kosova duhet të tregohet partner serioz, e denjë për këtë partneritet sepse ai është vital.
Mundësia më e mirë për të treguar kësi lloj partneriteti është konstruktiviteti në dialog dhe arritja e një marrëveshjeje me Serbinë sa ma parë sepse kjo përveç se është interes i rëndësishëm për vendin, është edhe interes strategjik amerikan.