Ia kritikoi Agim Ademin, Faruk Statovci i reagon Baton Haxhiut: Veç ky s’ka të drejtë me fol për korrupsion
Faruk Statovci, panelist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”, ka pasur një reagim të shkurtër në lidhje me një opinion të Baton Haxhiut, gazetar veteran, i cili kishte kritika të shumta pas humbjes turpëruese të Kosovës kundër Rumanisë.
Kur u pyet për këtë çështje, Statovci tha se Haxhiu nuk ka të drejtë të flasë për çështjen e korrupsionit.
“Kush po na flet për korrupsion, definitivisht kur të flet ky për korrupsion, edhe e akuzon dikë për korrupsion, unë të garantoj që 20 për qind i fortë, e bën 120 për qind të fortë. Veç ky s’ka të drejtë me fol për korrupsion” – ka shkruar ai.
Për të lexuar opinionin e Haxhiut, klikoni këtu.