Ia kërkojnë 500 euro për kthimin e orës që ia vjedhën: Arrestohet një burrë e një grua në Fushë Kosovë
Një burrë ka raportuar se një grua ia ka marrë një orë dore me vlerë të lartë në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, gruaja bashkë me një burrë tjetër për kthimin e orës kishin kërkuar nga viktima 500 euro.
Dy të dyshuarit janë arrestuar.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË&DETYRIM
Fushë Kosovë 27.07.2024, 21:35. Viktima mashkull kosovar, raportuar se deri sa kishte qenë me të dyshuarën femër kosovare, e njëjta ia kishte marr një orë dore me vlerë të lartë. E dyshuara në bashkëpunim me të dyshuarin mashkull kosovar për kthimin e orës kishin kërkuar nga viktima para (500 euro). Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.