Ia dalin me sukses policia dhe psikologu në Gjilan, bindin personin që të zbres nga diga e Liqenit të Livoqit
Gazeta Nacionale ka raportuar pak më parë për një person i cili ka tentuar ta lëndojë vetën tek penda e Liqenit Livoq në Gjilan.
Tashmë policia ka njoftuar se personi në fjalë është bindur dhe është tërhequr nga muri i pendës, që tashmë është në përkujdesjen e mjekëve.
“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti.” - thuhet në njoftim.