I vrari në Skenderaj dyshohet se u qëllua pas shpine me kallashnikov nga fqinji i tij - NACIONALE

I vrari në Skenderaj dyshohet se u qëllua pas shpine me kallashnikov nga fqinji i tij

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë nga fqinji i tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku pas një mosmarrëveshje një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt fqinjit të tij.

Burimet nga Nacionale bëjnë të ditur se edhe dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Kemi një rast për një mosmarrëveshje rreth orës 19:40, kemi tre të plagosur, një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerët janë dërguar në QKUK për trajtim. Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen ende”, ka thënë për Nacionale, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut Fexhrije Pllana.

Sipas burimeve, personi që ka mbetur i vrarë nga fqinji i tij, është Besim Musliu, i cili dyshohet se është qëlluar me kallashnikov pas shpine nga fqinji i tij.

Përveç Musliut, nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.

Lajme të ngjashme