I vazhdohet mandati në Hagë gjyqtarit Bitti - NACIONALE

I vazhdohet mandati në Hagë gjyqtarit Bitti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova ia ka vazhduar edhe për një vit detyrën gjyqtarit Gilbert Bitti, si gjyqtar i vetëm për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit ndaj Salih Mustafës për zhdëmtimin e viktimave.

Vendimi është marrë më 18 shkurt 2025, me të cilin parashihet se ngjashëm si vitin e kaluar, detyra e gjyqtarit Bitti do të zgjasë për një vit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, aktgjykimi ndaj Mustafës në shkallë të parë ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim. Ai kishte paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues të Themelores së Speciales ndaj tij.

Lajme të ngjashme