I shkon fjala në vend ministrit dhe Dejona Mihalit: Remzie Zeqiraj votohet për komisionere të FSK-së
Remzie Zeqiraj është votuar për komisionere të FSK-së.
Ajo ka marrë 49 vota në Kuvend, përderisa Fadil Hadërgjonaj 43.
Nacionale javën e kaluar publikoi biseda të cilat dëshmonin se vota për Zeqirajn ishte e organizuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Dejona Mihali.