"I pata shkruar Sekretarit Blinken", Faton Bislimi përshëndet vendimin e ShBA-së për futjen Vulinit në "listën e zezë" - NACIONALE

"I pata shkruar Sekretarit Blinken", Faton Bislimi përshëndet vendimin e ShBA-së për futjen Vulinit në "listën e zezë"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe eksperti i zhvillimit ekonomik ndërkombëtar dhe punëve të jashtme, Faton Bislimi, ka shprehur reagimin e tij në Facebook lidhur me vendimin e fundit të SHBA-ve për të futur ministri serb Aleksandar Vulin në "listën e zezë." Në një postim të gjatë, Bislimi ka vlerësuar këtë vendim si të drejtë dhe jashtëzakonisht të mirëpritur, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në letrën e tij drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, më 6 maj 2022, Bislimi zbuloi se kishte kërkuar që Aleksandar Vulin të futet në "listën e zezë."

"Kanë kaluar pak më shumë se një vit nga data 6 Maj 2022 kur i kisha dërguar letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, z. Antony Blinken, përmes së cilës kisha kërkuar që Aleksandar Vulin të futej në ‘listën e zezë'," - ka thënë Bislimi.

Në atë letër, siç njofton Bislimi, ai kishte argumentuar se Vulin "qartazi i plotësonte kushtet e seksionit 1(a) të Urdhërit Ekzekutiv Presidencial 10433 të nënshkruar nga Presidenti Biden më 8 Qershor 2021, për Bllokimin e Pasurisë dhe Ndalimin e Hyrjes në SHBA të Personave që i Kontribuojnë Destabilizimit të Situatës në Ballkanin Perëndimor."

Në letrën dërguar zotit Blinken, Bislimi tutje kishte argumentuar se Aleksandar Vulin përfaqëson një kërcënim serioz për destabilizimin e rajonit dhe kundër vlerave evropiane dhe amerikane.

"Në letrën time argumentuese për futjen e Vulinit në listen e zezë të SHBA-ve, ndër të tjera, kisha potencuar se “regjimi i Vuçiqit në Serbi është thuajase kopje e atij të Milosheviqit, pos që ky i tanishmi është më pak i ekspozuar dhe më i sofistikuar ngase vepron nën vellon e demokracisë.”
Tutje, kam elaboruar se si Vulin është adhurues i zjarrtë i Milosheviqit dhe vazhdon të përpiqet të jetësojë idetë e tij përfshirë atë të “botës serbe,” duke mohuar në vazhdimësi krimet paraprake e duke glorifikuar “kasapin e Ballkanit.”
- ka thënë mes tjerash Bislimi.

Postimi:

Lajme të ngjashme