I kërkuar për tortura e vrasje, BBC zbulon gjurmët e “Merimangës” së Asadit: Ish-shefi i spiunazhit fshihet në Moskë - NACIONALE

I kërkuar për tortura e vrasje, BBC zbulon gjurmët e “Merimangës” së Asadit: Ish-shefi i spiunazhit fshihet në Moskë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se Hussam Luka, ish-zyrtar i lartë i inteligjencës së regjimit të Bashar al-Assadit, i akuzuar për tortura dhe krime ndaj civilëve, ndodhet në Moskë të Rusisë.

Luka, i njohur me nofkën “Merimanga”, ishte një nga figurat më të fuqishme të aparatit të sigurisë së regjimit të Asadit dhe ishte i sanksionuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian.

BBC-ja gjurmoi Lukën përmes një libri me kontakte të gjetur në apartamentin e tij luksoz në Damask, pasi ai u zhduk pas rrëzimit të regjimit të Asadit në dhjetor 2024.

Sipas hetimit, Luka u largua nga Siria përmes Libanit dhe më pas shkoi në Rusi, ku besohet se është strehuar. BBC-ja arriti të kontaktojë me të në telefon, ndërsa ai refuzoi të përgjigjej për akuzat ndaj tij.

Luka akuzohet, ndër të tjera, për përfshirje në tortura, vrasje dhe operacione të inteligjencës gjatë luftës civile siriane. Autoritetet e reja siriane kanë lëshuar urdhër-arrest ndaj tij dhe kanë kërkuar që ai të përballet me drejtësinë.

BBC-ja thotë se qeveria ruse nuk iu përgjigj pyetjeve nëse do ta ekstradonte Lukën në Siri.

Lajme të ngjashme