“I ka thënë "ik", por ajo ka rezistuar” - Flet babai i Naim Murselit: Liridona kishte rreth 3 mijë euro me vete
Shaban Murseli, vjehrri Liridona Murselit, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit në mbrëmjen e 29 nëntorit, është shprehur i tmerruar me rastin tragjik.
Në një prononcim për televizionin News 24, ai ka dhënë disa detaje për ngjarjen tragjike.
Ai ka treguar se nusja e djalit kishte rreth 3 mijë euro me vete.
“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori, tani po kthehen nga rruga. Edhe unë shpresoj që të kenë qenë dhe psikologët të pranishëm. Gjendja e Naimit është e rëndë. Naimi është duke u kthyer nga Prishtina. Nga Suedia kam mbërritur sot në mëngjes, dhe nuk jemi takuar ende. I kam lexuar mediat. Dikush thotë që është një makinë me targa të huaja, apo ka një dyshim tjetër. Ndoshta mund të ketë edhe lidhje me detyrën”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka treguar se djali dhe nusja kanë qenë duke u vendosur në shtëpinë e re.
“Sipas çdo informacioni që kam, këta ishin duke u vendosur në shtëpi të re. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Kur ju kanë dalë me armë, Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi.”, ka thënë ai.