“I gëzoheshin Gjykatës Speciale”: Salihu publikon kujtimet e Delawies, duket një rrëfim shqetësues për VV-në
Analisti Fitim Salihu ka shpërndarë një pjesë nga shkrime të ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë kohës kur po diskutohej mbi ligjin për Gjykatën Speciale.
Aty thuhet që Delawie kishte takuar persona nga Kuvendi, përfshirë partitë që kundërshtonin kërkesa të ShBA-së (këtu duket se flitet për VV-në), por sipas tij, që i gëzoheshin Gjykatës Speciale.
Në këtë shkrim, thuhej se të njëjtit gëzoheshin për shkak se “mendonin se e dinin se kush do të ndiqej penalisht. Ata donin që kundërshtarët e tyre politikë të ndiqeshin penalisht”.
Postimi i plotë:
Pasazh nga kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, për kohën kur po diskutohej mundësia e amandamentimit ose shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale në dhjetor 2017:
"U takova me të tjerë persona nga Kuvendi, përfshirë partitë që përgjithësisht i kundërshtojnë gjërat që i dëshirojnë Shtetet e Bashkuara, por që i gëzoheshin Gjykatës Speciale sepse mendonin se e dinin se kush do të ndiqej penalisht. Ata donin që kundërshtarët e tyre politikë të ndiqeshin penalisht."