Hysni Gucati pas raportit për Gjykatën Speciale: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait - NACIONALE

Hysni Gucati pas raportit për Gjykatën Speciale: S’më lejuan me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka prezantuar së fundmi raportin e Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells, i cili ngre dilema serioze për mënyrën e zhvillimit të proceseve në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Për këtë raport ka folur kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, i cili ka ndarë përvojat e tij gjatë kohës së paraburgimit në Hagë.

Gucati ka kujtuar një nga momentet më të vështira për të dhe për të akuzuarit e tjerë, duke theksuar se ndalesa për të marrë pjesë në varrimet e familjarëve ka qenë ndër goditjet më të rënda emocionale.

“Një prej momenteve më të rënda ishte kur humbnim familjarët dhe nuk na lejohej të shkonim as në varrimin e tyre,” ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se për të personalisht ka mbetur peng fakti që nuk ka arritur “me i hedh dy kokrra dhe mbi varrin e babait”, duke e cilësuar këtë si një dhimbje që do ta mbajë gjatë.

Sipas Gucatit, këto momente janë përballuar me ndihmën e ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që ndodheshin në paraburgim, të cilët, siç tha ai, nuk e kanë lënë vetëm dhe e kanë mbështetur në ato çaste të rënda.

Lajme të ngjashme