Hyseni: Kurti kauzën e asociacionit, njësoj si atë të demarkacionit i ka pasur vetëm si instrumente për të fituar pushtet
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka thënë se Kurti ka thënë se është koha e zbatimit të asociacionit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më në fund doli e vërteta kur Kurti u tha qytetarëve faleminderit që besuat në kauzat e mija të rrejshme.
“Habitem me befasinë që për shumë kend solli një deklaratë e Albin Kurtit për themelimin e asociacionit. Duket sheshazi që shumë nga të "befasuarit" paskan pasë besuar kohë të gjatë në gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij! Ai, Kurti pra, kauzën e asociacionit, njësoj si ate të demarkacionit i ka pasë vetëm si instrumente për të fituar pushtetin për të cilin ishte i gatshëm ta kallte Kosovën, madje duke ecur mbi kufoma qytetarësh të pafajshëm dhe të mashtruar”, ka shkruar Hyseni.
Tutje, ai ka thënë se arsyeja se pse ka ndodhur kjo është për faktin se Kurti është mbështetur për muri dhe ska hapësirë më për asnjë gënjeshtër.
“I mbështetur për muri, të njëjtëve qytetarë , Kurti tani, duke mos patur hapësirë për gënjeshtra më, ua thotë të vërtetën: "Unë, ua humba një dekadë duke ju mashtruar. Faleminderit që besuat në mashtrimet e mia dhe më sollët në pushtet. Tani që e fitova pushtetin, për herë të parë po ua them të vërtetën. Asociacionin do ta themeloj. Ndoshta edhe diçka më shumë se asociacion. Por ju qytetarët dhe votuesit e mi të dashur prap do te vazhdoni të më besoni sepse unë prap do të vazhdoj të ju gënjejë e mashtrojë!!!”, përfundon statusi i tij.
