Hyseni i PSD-së: Çka na pret pas reduktimeve? Fyerje nga Rizvanolli, fyerje nga Kurti ose poshtërim nga Murati - NACIONALE

Hyseni i PSD-së: Çka na pret pas reduktimeve? Fyerje nga Rizvanolli, fyerje nga Kurti ose poshtërim nga Murati

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike, me të cilat qytetarët po përballen ende.

Hyseni përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka pyetur se çfarë i pret qytetarët pas reduktimeve.

“Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Hysenit

Ka kuptim me i duru edhe reduktimet e terrin; ka kuptim edhe mos me u ngute ne pritje te efekteve te menjehershme; ka kuptim edhe me i fale do gabime amatore; ka kuptim me i rrudhe shpenzimet perballe rritjes se cmimeve pa ba asnje za; ka kuptim edhe vuajtja ma e rande: njerezit kane dite me mbajte greve urie deri ne vdekje.

Vec duhemi me ngadale gjanat me i thirre n'emnin e vet. Kjo quhet sakrifice. Sakrifica eshte gjithmone n'emen t'ardhmes. Aq e dashur dhe e rendesishme eshte kjo e ardhme sa bejme balle ta demtojme edhe veten per te.

PSE? Cili eshte premtimi? Cila eshte ajo shenje qe po vjen nga e ardhmja? N'emen t'cilit ideal jemi tuj duru?

Cka na pret mas reduktimeve? Nje fyerje me joystick nga Rizvanolli; nje fyerje me qebe nga Kurti; ose ma seriozisht, nje poshterim me temel nga Hekuran Murati.

Nuk ka kurgjo anej, eshte vec nje humnere qe s'po guxojna me kqyre. Se normal, po duhet me u kape dikun.

Lajme të ngjashme