Hynë në një ndërtesë në Liban, vriten dy rezervistë izraelitë, plagosen seriozisht katër - NACIONALE

Hynë në një ndërtesë në Liban, vriten dy rezervistë izraelitë, plagosen seriozisht katër

3 orë më parë

nga NACIONALE

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan të enjten se dy ushtarë rezervistë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën seriozisht nga shpërthimi i një mjeti plasës në qytezën Majdal Zoun në jug të Libanit një ditë më parë.

Sulmi vdekjeprurës e nxiti ushtrisë izraelite që t’i riniste sulmet kundër Hezbollahut të mërkurën, përderisa bisedimet për zgjatjen e armëpushimit mes dy vendeve thuhet se hasën në një pengesë në Romë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Dy rezervistët e vrarë u identifikuan si Major Harel Birenstock, 34 vjeç, komandant kompanie nga Nokdimi, dhe Kapiten i Parë Tamir Vaknin, 33 vjeç, nga Eilati. Të dy ishin pjesë e Batalionit 2855 të Brigadës së 55-të të Parashutistëve.

Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, rreth mesditës të mërkurën, trupat e brigadës rezervë hynë në një ndërtesë në Majdal Zoun, gjatë përpjekjeve për ta shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut. Kur hynë, ndodhi një shpërthim, duke lënë ushtarë të vrarë e të plagosur.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kur ishte vendosur pajisja shpërthyese në ndërtesë dhe si u aktivizua në momentin e hyrjes së ushtarëve izraelitë.

Trupat e plagosura u dërguan në një spital dhe familjet e tyre u njoftuan, tha më tej ushtria izraelite.

Lajme të ngjashme