Hungaria shpall “gjendje emergjente”, shkak kriza energjetike - NACIONALE

Hungaria shpall “gjendje emergjente”, shkak kriza energjetike

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Hungaria ka shpallur një “gjendje emergjente” të mërkurën për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të zyrës së kryeministrit Viktor Orban, ka njoftuar një plan me shtatë pika për të trajtuar krizën energjetike.

Ai bëri të ditur se, qeveria do të rrisë prodhimin vendas të gazit natyror nga 1.5 në 2.0 miliardë metra kub, ndërsa do të kërkojë edhe burime të tjera gazi.

Gjithashtu u tha se vendi do të vendosë një ndalim të eksportit për burimet e energjisë si dru zjarri dhe do të rrisë prodhimin vendas të qymyrit të linjitit. Përveç kësaj, u bë e ditur se qeveria do të rihapë një stacion energjie në Matra dhe do të zgjasë funksionimin e termocentralit bërthamor Paks pranë Budapestit.

Ndër masat e reja, u tha po ashtu se njerëzit që konsumojnë më shumë se mesatarja e energjisë do të duhet të paguajnë për të me çmimin e tregut dhe jo me tarifat e subvencionuara nga shteti.

Hungaria është një ndër vendet me të varura nga energjia ruse dhe aktualisht importon 65% të naftës dhe 80% të gazit nga Rusia.

Lajme të ngjashme