"Humbje për Kosovën": Lushaku e LDK-së reagon pasi ambasadorët e QUINT-it bojkotuan ndejën e Ditës së Çlirimit - NACIONALE

"Humbje për Kosovën": Lushaku e LDK-së reagon pasi ambasadorët e QUINT-it bojkotuan ndejën e Ditës së Çlirimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar lidhur me mungesën e ambasadorëve të QUINT-it në pritjen e Presidentes për të festuar Ditën e Çlirimit.

Lushaku tha se ata që kanë intervenuar me gjithë arsenalin e tyre ushtarak për të ndihmuar në çlirimin e Kosovës, tani nuk janë pranë nesh për të festuar këtë ditë të rëndësishme.

Ajo shpreh habinë dhe indinjatën e saj ndaj faktit se si pushtetarët në Kosovë, sipas saj, kanë sjellë vendin në këtë situatë dhe si rezultat, ambasadorët e shteteve perëndimore kanë vendosur të bojkotojnë këtë ngjarje.

Lushaku e ka quajtur këtë "humbje për Kosovën" duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për "padituria e kryeneqësi".

Lajme të ngjashme