Humb jetën një motoçiklist në Gjakovë, humbi kontrollin dhe u përplas me një veturë - NACIONALE

Humb jetën një motoçiklist në Gjakovë, humbi kontrollin dhe u përplas me një veturë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:20.

Sipas tij, motoçiklisti nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi mjetin, u përplas fillimisht me trotuarin dhe, si pasojë e goditjes dhe shpejtësisë, u hodh mbi një veturë që po lëvizte në korsinë e saj.

Rrethanat e plota të aksidentit janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Lajme të ngjashme