Hoxhaj: Kurti ia ka bërë Kosovës dëmin më të madh, drafti është më shumë se autonomi për serbët
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti ia ka bërë dëmin më të madh Kosovës duke ikur nga përgjegjësia për ta hartuar draft-statutin për Asociacionin.
Ai ka bërë me dije se drafti i pranuar në parim nga Kosova parasheh autonomi politike e territoriale për serbët e Kosovës.
“Kurti ka kërkuar me qëllim që t’i ikën përgjegjësisë politike, nga vetë ndërmjetësi Miroslav Lajçak, që ta bëjë draftin dhe dhuratën që ia ka bërë Kurti - që është dëmi më i madh që ka pasur ndonjëherë Kosova – është që përtej autonomisë politike e territoriale, e që është në tavolinë dhe që është dhuratë greke për trojanët, që Kurti po ia bën Kosovës”, është shprehur ai, duke përmendur pikat problematike të dokumentit.
“Mendoj se dëmi tjetër i madh është referimi në 1244 që në fakt është lëndim i rendit juridik dhe kushtetues në Kosovë. Për të gjitha këto e ka përgjegjësinë Kurti”, tha Hoxhaj në “Interaktiv” të KTV-së të premten.