Hoxha përgënjeshtron ambasadorin rus në OKB pasi provoi të nxjerrë paralele mes Kosovës dhe rajoneve të pushtuara nga Rusia në Ukrainë - NACIONALE

Hoxha përgënjeshtron ambasadorin rus në OKB pasi provoi të nxjerrë paralele mes Kosovës dhe rajoneve të pushtuara nga Rusia në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tentimeve për të ndërtuar paralele mes Kosovës dhe rajoneve të banuara me rusë të pushtuara ushtarakisht dhe të aneksuara ilegalisht nga Federata Ruse, i ka reaguar ashpër ambasadori shqiptar në Kombe të Bashkuara, Ferit Hoxha, në një seancë të Këshillit të Sigurimit, i cili përfaëquesit rusë i tha se “asgjë nuk mund të jetë më jo e saktë se kjo”.

Asgjë nuk mund të jetë më e pasaktë dhe larg të vërtetës se paralelja mes Kosovës dhe Ukrainës. Kosova nuk do të përdoret dhe nuk duhet të përdoret si një pistë apo kamuflazh për pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Kosova u bë e pavarur pas luftës së përgjakshme dhe bisedimeve të gjata të paqes, në të cilat edhe Rusia ishte pjesëmarrëse. Gjykata ndërkombëtare tha se deklarata e pavarësisë ishte në linjë me ligjin ndërkombëtar. Në të njëjtën mënyrë do doja që Rusia të vepronte me ligjin ndërkombëtar, pasi gjykata ka nxjerrë një vendim që ndalon luftën e Rusisë. Kosova dhe Serbia është e rëndësishme të mos përfshihen në veprime agresive. Ato bisedojnë dhe janë të detyruar në një proces dialogu për të siguruar të ardhmen e tyre në paqe”- tha Ferit Hoxha, siç e citoi Top Channel.

Lajme të ngjashme