Hoxha: Nuk duhet ta lejojmë Kurtin të bëhet pjesë e fenomenit të klasës së shkuar politike - NACIONALE

Hoxha: Nuk duhet ta lejojmë Kurtin të bëhet pjesë e fenomenit të klasës së shkuar politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe ish-anëtari i Lëvzjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka thënë se duhet të parandalohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për “emërimet partiake dhe shpërndarjen e buxhetit me premise politike”.

Ai ka thënë nuk duhet ta lejomë edhe Kurti që të bëhet pjesë e fenomenit të ish klasës se shkuar politike të cilët sipas tij kanë degjeneruar në të gjitha dimensionet.

“Fakti që duhet të pajtohemi se ky Kurti nuk është ai Kurti i kushteve ndaj Serbisë, duhet me ta gëlltisim. Presioni i publik duhet të jetë i orientuar se si ky kryeministër te këtë një përgjegjësi me të madhe ndaj punësimeve partiake sepse është ky që ka pasur zërin emtë lartë ndaj këtyre fenomeneve”, tha Hoxha në Debat Plus.

Hoxha mendon se reagimi i qytetarëve duhet të jetë në momentin e parë që kryeministri bënë dallime në baza partiake sipas Hoxhës.

“Nuk guxon Kurti, me nda buxhet politik, nuk guxon Kurti me vazhdua me emërime politike në ndërmarrje publike, duhet të ballafaqohet me kritik ma të ashpër se çka do”, ka përfunduar Hoxha.

Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria e Kosovës i ka favorizuar komunat që drejtohen nga VV-ja.

Lajme të ngjashme