Hoxha i VV-së me tjetër lajm të rremë: "U bë e qartë se grevat janë kundër vetingut në drejtësi"
Ideologu i Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka vazhduar sulmet ndaj grevës së SBASHK-ut. Ai tash ka bërë edhe një tjetër lajmë të rremë.
Hoxha nuk ka ofruar asnjë provë apo fakt të vetëm që tregon se mësimdhënësit parauniversitarë janë shprehur kundër reformave në sistemin e drejtësisë, përfshirë kundërshtimin e procesit të vetingut.
Sidoqoftë, ai e ka ngritur një pretendim të tillë në një postim bizar në Facebook ku ka përmendur pasurinë e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Bekës.
Hoxha e ka lidhur pasurinë e Bekës me mësimdhënësit, përkundër që ata të fillores nuk marrin më shumë se 420 euro e 21 centë në muaj.
Shkrimi i tij: