Hoxha i VV-së i ashpër: Në mediat tona ka shumë që flasin serbisht në shqip - NACIONALE

Hoxha i VV-së i ashpër: Në mediat tona ka shumë që flasin serbisht në shqip

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i kryeministrit Kurti, i njohur edhe si ideolog i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, mendon që në mediat e Kosovës ka shumë figura që flasin në gjuhën serbe duke folur në gjuhën shqipe.

“Në mediat tona ka shumë që flasin serbisht në shqip”, ka shkruar Hoxha, pa e bërë të qartë se për kë saktësisht e ka fjalën.

Mirëpo, Hoxha, i cili është edhe njeri shumë i afërt i kryeministrit Kurti, është shumë aktiv përmes komentimeve të ngjarjeve politike në vend. Gjuha e profesorit të filozofisë është kritikuar shumë shpesh për shkak të theksit radikal, sidomos ndaj mediave e gazetarëve.

Lajme të ngjashme