Hoxha i njohur krahason incestin me homoseksualizmin, avokati Koci i kthehet me ton të fortë - NACIONALE

Hoxha i njohur krahason incestin me homoseksualizmin, avokati Koci i kthehet me ton të fortë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati kosovar, Arianit Koci ka treguar arsyet pse ka shpërndarë foton e shumëpërfolur të cilën e mbështeti financiarisht edhe shteti ynë.

Koci, duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook" tha se po promovon trajtimin e barabartë për të gjithë, pa dallim të etnisë, religjionit, gjinisë dhe identitetit seksual në shoqërinë tonë.

Tutje, ai shtoi se duhet të mësohemi me faktin se në mesin tonë, ka të ndryshëm.

Megjithatë, në postimin gjegjës pasuan reagime të shumta, teksa njëri prej tyre ishte edhe ai i hoxhës së njohur, Enis Presheva.

Presheva, në hapësirën për komente përmendi edhe LGBTQI-në, duke thënë se këta të fundit kanë të njëjtat arsyetime sikurse ata që janë pro lejimit të incestit.

Nuk mungoi kundër-replika e avokatit Koci, që shtoi se është e pakuptimtë që të vazhdohet debati kur krahasohen ata që e krahasojnë incestin me homoseksualizmin.

"Marrëdhënia seksuale brenda familjes është vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës. Madje, shumica e shteteve demokratike në botë, e penalizojnë këtë marrëdhënie. Ti po e krahason me homoseksualizmin? Nuk paskemi më debat. Përndryshe, argumente të ngjashme i përdorin edhe në Iran", vijoi kundërpërgjigja e Kocit.

Lajme të ngjashme