Hoxha i gjuhet RTK-së që raportuan për gruan e Aliut e nipin e Bislimit: Informacionit gjysmak për Listën Serbe, ia bashkuan lajmin e rremë - NACIONALE

Hoxha i gjuhet RTK-së që raportuan për gruan e Aliut e nipin e Bislimit: Informacionit gjysmak për Listën Serbe, ia bashkuan lajmin e rremë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Radiotelevizionin e Kosovës rreth raportimit për seancën e Kuvendit që u mbajt të enjten.

Hoxha në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një postim të RTK-së në Facebook, duke thënë se kanë bërë informacion “gjysmak” për Listën Serbe, dhe e kanë bashkuar me “lajmin e rremë” siç e quan ai, për emërimin e gruas së Liburn Aliut dhe nipit të Besnik Bislimit si anëtar të bordit të RTK-së.

“Nuk e kuptoj se në ç'fushë është specializuar një gazetar apo gazetare që prodhon një paragraf të tillë ku informacioni gjysmak mbi listën serbe bashkohet me lajmin e rremë mbi dy persona që zgjidhen anëtarë bordi.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme