Hovenier nderon Rugovën: Pata kënaqësinë ta njihja si diplomat, e respektoja jashtëzakonisht shumë - NACIONALE

Hovenier nderon Rugovën: Pata kënaqësinë ta njihja si diplomat, e respektoja jashtëzakonisht shumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së, bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë vendosur kurora lulesh te shtatorja e presidentit të njderë Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Hovenier ka pasur fjalë të mëdha për Rugovën, duke thënë se e ndjeu “si shumë të përshtatshme që në veprimin e fundit zyrtar” ta nderonte ish-presidentin Rugova, që nga shumë konsiderohet si historik dhe figura më e madhe kombëtare.

Tutje, Hovenier ka thënë se e respektonte jashtëzakonisht shumë.

Veprimi i parë publik dhe zyrtar ishte vënia e kurorës bashkë me presidenten këtu tek Rugova dhe e ndjeva si shumë të përshtatshme që në veprimin e fundit zyrtar të bëja këtë. E bëjë këtë në kujtim të presidentit Ibrahim Rugova … Këmbëngulja e tij për të drejtat dhe mbrojtjen e të gjithë njerëzve në Kosovë, për një shtet sovran, demokratik, multietnik dhe të begatë. Këmbëngulja e tij për të ndjekur këto qëllime në një mënyrë me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar. Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë, dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë” u shpreh Hovenier.

Lajme të ngjashme