Hovenier diskuton për Marrëveshjen e Bratisllavës me Vjosa Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “priti në takim të rregullt” ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, njoftoi përmes një komunikate për media Presidenca e Kosovës; ku tha që “dakordësimet në Bratislavë” ndërmjet Zëvend Kryeminstrit Besnik Bislimi dhe emisarit sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishin tema e diskutimit mes Osmanit dhe Hovenier-it.
“Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë”, thuhet në komunikatë.
Veç kësaj, siç kumtohet në njoftim, “Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim”.