Hoti vazhdon aktivitetet në Amerikë, merr pjesë në një tryezë në Këshillin Atlantik - NACIONALE

Hoti vazhdon aktivitetet në Amerikë, merr pjesë në një tryezë në Këshillin Atlantik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës e tash deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka njoftuar për një tryezë diskutimi ku ka marrë pjesë, në Këshillin Atlantik në Uashington.

POSTIMI:

Tryezë diskutimi në Këshillin Atlantik në Uashington

Gjatë qëndrimit në Uashington, mora pjesë në tryezën e diskutuar nga Këshilli Atlantik (Atlantic Council) lidhur me koordinimin që duhet të kemi si vende mike, që ndajmë të njëjtat vlera lidhur me: (1) zhvillimin e pavarësisë energjetike dhe infrastrukturore, (2) në sigurinë kibernetike të vendeve tona duke instaluar teknologji të sigurt që buron nga vendet perëndimore, (3) për funksionalizimin e Iniciativës së Tri Deteve (Adriatik, Baltik dhe i Zi), dhe (4) në veçanti biseduam për urgjencën e transformimit ushtarak të vendeve të Ballkanit për tu përballur me rreziqet e mundshme që vijnë nga vende jodemokratike.

Ishte shumë informuese të diskutohet me persona të administratës amerikane që kanë qenë përgjegjës për këto çështje dhe kanë kaluar një jetë në shërbim të vendit të tyre.

Lajme të ngjashme