Hoti thotë se sulmi në Banjskë paraqet moment të ri në dialog: Kushtëzimet na izolojnë - NACIONALE

Hoti thotë se sulmi në Banjskë paraqet moment të ri në dialog: Kushtëzimet na izolojnë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e liderëve të Kosovës në dialog pas sulmit në Banjskë.

Ajo ka thënë se sulmi në veri paraqet një moment të ri në procesin e Brukselit, i cili duhet të shfrytëzohet nga Kosova.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Kosova duhet të jetë e kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun.

Sipas tij, kushtëzimet na izolojnë.

E dyta, lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun. Dialogu jonë është para se gjithash me Brukselin e Uashingtonin. Përmes tyre qendrave kalon rruga e Kosovës për BE dhe NATO. Rrugë tjetër nuk ka. Kushtëzimet na izolojnë. Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës ka zënë mend për rëndësinë e respektimit të këshillave të aleatëve, të cilët në çdo moment po e garantojnë kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial e sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se Kosova tani duhet të fokusohet në ndërtimin e konsensusit me aleatët.

E treta, duhet rindërtuar konsensusi dhe dakordimi me aleatët tanë, i cili dakordim ka ekzistuar në qeverinë paraprake, për një proces dialogu që shpie tek marrëveshja për njohje reciproke si e vetmja zgjidhje për paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës. Lidershipi i Kosovës duhet të fokusohet në ndërtimin e këtij konsensusi me aleatët tanë, e jo në agjendë triviale për t’ia mbushur mendjen botës se çfarë është fqinji jonë verior. Jam i bindur se inteligjenca informative e aleatëve nuk ka nevojë për deklarime ditore të lidershipit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme