Hoti: Sot përkujtojmë bashkëmendimtarin e Presindentit Rugova, Akademik Fehmi Agani - NACIONALE

Hoti: Sot përkujtojmë bashkëmendimtarin e Presindentit Rugova, Akademik Fehmi Agani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka përkujtuar intelektualin dhe veprimtarin Akademik Fehmi Agani.

Hoti e ka quajtur Aganin njeri me mendje të ndritur e me veti të një humanisti të përmasave të mëdha intelektuale.

E plotë:

Sot përkujtojmë nënkryetarin e LDK-së, intelektualin e jashtëzakonshëm, patriotin dhe bashkëmendimtarin e Presidentit Rugova, Akamdemik Fehmi Aganin.

Sot, bëhen 24 vite nga vrasja e Profesor Aganit. Kontributi i tij në organizimin politik të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, krahas Presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, mbetet pjesë e lavdishme e historisë sonë.

Profesor Agani ka qenë njeri me mendje të ndritur e me veti të një humanisti të përmasave të mëdha intelektuale.

Presidenti Rugova, në përkujtimin e tij për Profesor Aganin kishte thënë: “Profesorët nuk vdesin kurrë, sepse i lënë pas njerëzit e gjallë, nxënësit e tyre”.

Lavdi jetës dhe veprës së Profesorit Fehmi Agani!

Lajme të ngjashme