Hoti: Prokurimi publik është në kaos, tenderët njëburimorë po vazhdojnë me të njëjtin ritëm - NACIONALE

Hoti: Prokurimi publik është në kaos, tenderët njëburimorë po vazhdojnë me të njëjtin ritëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se prokurimi publik është në kaos.

Ai ka përmendur raste e fundit të anlumit të tenderëve për shkak të shkeljeve të bëra nga institucionet.

Hoti ka falënderuar edhe mediat për zbulimin e rasteve, teksa kujtojmë se Nacionale këto ditë ka raportuar për disa tenderë.

Reagimi i tij:

Prokurimi publik është në kaos.

Brenda disa dite u shpallën dhe u anuluan disa tenderë për shkak të anomalive dhe shkeljeve të bëra. Mediat po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në zbulimin e rasteve.

Tenderët njëburimorë po vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Tenderët që nuk marrin për bazë çmimin më të ulët, por kritere të tjera, janë në rritje. Punë që në të kaluarën janë kryer me shumë pak mjete tani kushtojnë shumë më shtrenjtë.

Lajme të ngjashme