Hoti për veprimet e Sveçlës në Kuvendin e Prishtinës: Vandalizmi duhet të ndeshkohet me ligj dhe me votë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas pamjeve ku shihet shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla duke dëmtuar pajisjet.
Hoti ka thënë se ky është akt vandal dhe duhet të ndëshkohet me ligj dhe votë.
“Vandalizmi duhet të ndeshkohet me ligj dhe me votë. Nuk duhet të ketë vend për sulme vandale në institucionet e vendit.” – ka shkruar ai në Facebook.
Statusi: