Hoti: Partneriteti me ShBA-në është themel i shtetit tonë, jo politikë ditore - NACIONALE

Hoti: Partneriteti me ShBA-në është themel i shtetit tonë, jo politikë ditore

3 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e gazit amerikan, duke kritikuar qasjen e institucioneve ndaj deklarimeve të palës amerikane dhe reagimeve të Odës Ekonomike Amerikane.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe të Odës Ekonomike Amerikane nuk janë dëgjuar, ndërsa, sipas tij, vëmendja është kthyer menjëherë pasi është përmendur zëri i qytetarëve dhe mundësia e protestës.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta. Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të trajtohet si çështje e politikës ditore.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, tha Hoti.

Ky reagim vjen pasi Hoti më herët kishte komentuar deklaratën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kishte thënë se nuk e kishte parë deklaratën e ShBA-së lidhur me projektin e gazit.

Në reagimin paraprak, Hoti e kishte quajtur të papranueshme një qasje të tillë, duke paralajmëruar se sheshi do të mbushet me protestues për këtë çështje.

Lajme të ngjashme