Hoti: Kosova s'mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione - NACIONALE

Hoti: Kosova s'mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij pas hyrjes në fuqi të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Në një postim të tij të fundit, Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si situata është trajtuar dhe për mosinformimin e Kuvendit dhe qytetarëve për masat e vendosura.

Ai theksoi se është e domosdoshme që Kuvendi të mblidhet një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për të vendosur mbi kursin e veprimeve që duhet të ndjekë vendi në lidhje me këto sanksione.

Hoti gjithashtu ngriti pyetje rreth mungesës së reagimit të Presidentes së vendit në këtë situatë. Ai pyet se pse Presidentja nuk po ushtron funksionin e saj dhe nuk ka marrë masa për të adresuar situatën aktualisht.

Sipas Hotit, ky 'binom politik' po çon Kosovën në një rrugë që nuk është në përputhje me aspiratat e vendit për integrimin euro-atlantik dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme