Hoti: Dikur mblidhnin nënshkrime kundër Asociacionit, sot në radhë për ta nënshkruar themelimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reagua në lidhje me letër që krerët e shtetit i kanë dërguar Dora Bakojanis, në lidhje me Asociacionin.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sa ishin në opozitë kishin mbledhur 205 mijë nënshkrime kundër asociacionit, ndërsa sot bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit.
“205 mijë nënshkrime i kanë mbledhur kundër asociacionit sa ishin në opozitë, të cilat janë të arkivuara në Kuvendin e Kosovës. Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit. Mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër.” – ka shkruar Hoti.