Hoti: 113 milionë euro janë paguara për rrymën në veri për vitet 2021 dhe 2022
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 dhe 2022 janë paguar 113 milionë euro për energjinë elektrike në veri të vendit.
Sipas Hotit, në këtë vit deri në muajin shtator, borxhi i rrymës për veriun është 25 milionë euro.
Më tej, ish-kryeministri ka ngritur edhe një shqetësim pasi këtë vit pagesa e rrymës për veriun po bëhet duke u anshkaluar Kuvendi dhe pagesat po bëhen me vendime të tjera.
“Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje.” – ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook.
Shkrimi i tij:
Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 mil euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 mil.
Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera.
Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje.
