Drançolli tregon se kush ishte mjeku i parë nga Kosova në histori: I njohur në fushën e urologjisë
Historiani i njohur nga Kosova, Jahja Drançolli, ka shkruar një shkrim interesant rreth mjekësisë në Arbëri në shekujt e XI-XV.
Në shkrimin e tij, Drançolli ka ofruar disa të dhëna goxha interesante.
“Në spitalin e Manastirit të Deçanit, gjenin strehim edhe të sëmurët nga epilepsia, tuberantët, reumatikët dhe leprotikët; në spitalin e Prizrenit te Manastiri i shenjëtorëve Mëhill e Gabriel, përveç të sëmurëve nga gërbula, strehim gjenin këtu dhe të sëmurët me sëmundje të tjera. Janë të njohura edhe spitalët pranë kishave dhe kuvendeve katolike, si dhe në qytete, siç ishte i Novobërdës, etj. Në shërbime mjekësore shquhenin sidomos mjekët bizantinë, italianë e arbërorë. Vargu i mjekëve të njohur në Arbërinë mesjetare ishte bukur i gjatë. Shquheshin sidomos pjesëtarë të familjës Spani, Arbërori, Nikollë Leonik Tomeu e shumë të tjerë” – ka shkruar ai.
Tutje, Drançolli ka treguar se edhe kush ishte mjeku i parë nga Kosova i dëshmuar në burimet historike.
“Ndërsa, mjeku i parë nga Kosova, i dëshmuar në burime historike, ishte Milicius de Presarin, i njohur në fushën e urologjisë” – ka shkruar Drançolli.