Historiani thotë se kur u formua shteti i Kosovës, monumenti i Gazemistanit është dashur të shkatërrohet - NACIONALE

Historiani thotë se kur u formua shteti i Kosovës, monumenti i Gazemistanit është dashur të shkatërrohet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas historianit Jusuf Buxhovi, monumenti në Gazimestan është dashur të shkatërrohet kur Kosova shpalli pavarësinë.

Buxhovi tha se dita e Shën Vidit, e njohur ndryshe edhe si Vidovdan, është inskenim dhe jo festë fetare në programin e T7 “dPt te Fidani”.

“Gazimestani nuk është më kurfarë manifestimi fetar sic e quajnë ata Vidovan, është inskenim por Serbia edhe historinë e ka me inskenime të tilla e mashtrime. Patjetër që e kemi hëngër e hajmë edhe sot gjithë ditën, por në këtë drejtim g nuk bjen në kompetencat e këtyre manastireve e objekteve që i ka Gracanica, janë ato krejt monumentet”, tha Buxhovi.

“Ky është një monument që është dashur të rrëzohet, në atë moment që shteti i Kosovës e ka futur legjtimitetin. Ai po shfryzohet për shovinizëm dhe nacionalizëm. Nëse i shikoni mbishkrimet qa shkruajnë, aty ditë e natë hapet urrejtje”, tha ai.

Lajme të ngjashme