Hillary Clinton i del në mbrojtje kryeministres finlandeze, publikon fotografi duke vallëzuar - NACIONALE

Hillary Clinton i del në mbrojtje kryeministres finlandeze, publikon fotografi duke vallëzuar

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Hillary Clinton i ka dalë në mbrojtje kryeministres finlandeze, Sanna Marin.

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Clinton ka publikuar një fotografi ku shihet duke vallëzuar sa ishte sekretare e shtetit.

Madje, ajo motivoi të parën e ekzekutivit finlandez me shpreshjen: Vazhdoni të kërceni!

“Siç ka thënë Ann Richards, “Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, @marinsanna”, ka shkruar Clinton.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme