Hill: Mendoj se Vuçiq dhe Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë propozimin franko-gjerman - NACIONALE

Hill: Mendoj se Vuçiq dhe Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë propozimin franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Chris Hill, në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur rreth propozimit franko-gjerman , tha se nuk do të hyj në detaje, megjithatë, ai delaroi se Vuçiq dhe Kurti janë të hapur ndaj kësaj ideje.

Sipas tij, Kurti e Vuçiq janë dakord ta shqyrtojnë propozimin.

“Nuk do të doja të flisja për specifikat, kjo varet nga evropianët. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë nga vendi.Natyrisht, këto janë çështje të vështira, por është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull në Ukrainë, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet" - tha Hill.

Lajme të ngjashme