Hetimet për njehsorët elektrikë, Azemi: Po rrezikohet fshehja e provave - NACIONALE

Hetimet për njehsorët elektrikë, Azemi: Po rrezikohet fshehja e provave

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas zbulimit të dyshimeve për manipulime me njehsorët elektrikë, kanë nisur edhe hetimet institucionale. Megjithatë, sipas Visar Azemit të LDK-së, procesi po shoqërohet me shqetësime serioze.

Ai ka deklaruar se në vend që të ruhen si prova, njehsorët e vjetër po zëvendësohen nga KEDS dhe Ministria, duke rrezikuar, siç thotë ai, fshehjen e mundshme të manipulimeve.

Azemi thekson se fshehja e provave përbën vepër penale dhe kërkon që njehsorët të dërgohen për ekspertizë në laboratorë të pavarur, e jo të trajtohen nga institucione që janë nën dyshime.

Lajme të ngjashme