Haziri: VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Kosovës në zallamahi, ku vlonin sharjet e thirrjet për vrasje - NACIONALE

Haziri: VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Kosovës në zallamahi, ku vlonin sharjet e thirrjet për vrasje

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar për “llugën” e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Ai është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje e shndërroi sallën e Kuvendit në zallamahi, ku u bënë sharje e thirrje për vrasje, në anën tjetër po e njejta sallë, u mbyll për deputetet e zgjedhur nga qytetarët e vendit.

E plotë:

E patë qysh n'pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!

Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje.

Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!

Gjithçka për Republikën🇽🇰. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë.

Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën.

Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

Lajme të ngjashme