Haziri: SHBA po rivlerëson raportet me funksionarët e vendit, kjo është fatale dhe alarmante
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë shenjat e para për rivlerësim të raporteve me zyrtarët e vendit.
Haziri ka thënë se është alarmante dhe fatale raportet e krijuara mes Qeverisë dhe SHBA-ve.
Më tej, ai ka përmendur edhe mosudhëtimet e zyrtarëve për në SHBA duke thënë se është “lloj sanksionimi”.
“SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante.”, ka shkruar Haziri.
Ndërsa sipas Qeverisë, marrëdhëniet me Amerikën janë në nivel të duhur dhe ka koordinimi për secilën çështje.
Në anën tjetër, Qeveria Kurti po vazhdon të kritikohet për dëmtim të raporteve me Amerikën.
