Haziri jep lajmin: Abdixhiku ka takuar Memli Krasniqin dhe Ramush Haradinajn - NACIONALE

Haziri jep lajmin: Abdixhiku ka takuar Memli Krasniqin dhe Ramush Haradinajn

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas takimit me Bedri Hamzën, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, siç njoftoi Lutfi Haziri, është takuar edhe me krerët e partive ish-opozitare, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

Haziri s’njoftoi për ndofarë optimizmi a pesizmi në përmbajtje të takimeve – siç kërkojnë nga PDK dhe AAK, për qeveri eventuale të opozitës – por vec njoftoi për takim si të tillë.

Këtë “lajm” ai e dha në RTV21.

Asnjëherë nuk ka biseduar me VV këto javët e fundit, ka inicaitvë me partitë politike tjera që vinë nga opozita ajo inicativë ka shkaktuar takime, me Hamzën, Memli Krasniqin, Ramush Haradinaj”. tha Haziri.

Lajme të ngjashme