Haziri: Dorëheqja e Kurtit akti më korrekt - NACIONALE

Haziri: Dorëheqja e Kurtit akti më korrekt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në emisonin “Debat Plus” në Dukagjin, ka folur në lidhje me takimin Kurti-Krasniqi dhe mos pranimin e fteses nga ana e LDK-së për këtë takim.

Sipas Hazirit, veç dorëheqja e Kurtit do të ishte akti korrekt për zgjedhjet e reja, por nëse Kryeministri nuk dorëhiqet, ai ka përmendur edhe oposionet tjera.

“Natyrisht që PDK-ja edhe VV-ja mund ta shpërndajnë Kuvendin. Nëse Kryeministri nesër në mëngjes thotë se pranvera ose vjeshta duhet të jetë koha e zgjedhjeve në rregull. Por atij i ndërron sezona. Ai më me rëndësi e ka mandatin kalendarik se sa atë të sukseseve.

Për LDK-në dorëheqja është opsioni më i mirë. Ai po dëshiron me rujt ftyrën. Ne e kemi lexu drejt ftesen e Kryeministrit, nuk ka agjendë të qartë për zgjedhje.

Akti ma i lehtë e më korrekt është dorëheqja. Nëse se bën, ka edhe opsione të tjera.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme