Albulena Haxhiu: Pedofilët s'dallojnë 'dhe aq' nga ata që tallen me krime pedofilie
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përsëri pas kritikave ndaj shkrimit të saj dhe paralajmërimit për padi ndaj një qytetarit që ironizoi me statusin e saj.
Haxhiu në këtë shkrim, ka nënkuptuar se ata të cilët e kanë kritikuar nuk dallojnë shumë nga pedofilët.
“Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq. Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t'i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe ministrja Haxhiu ishte cak i kritikave pasi në Facebook raportoi për një rast të dhunimit të një vajze.
Ajo u tallë nga qyetarët teksa për ta paralajmëroi padi.
